• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri tani janë zëvendësuar mbi një milion pasaporta, 900 mijë letër njoftime dhe 480 mijë patentë shoferi

Deri tani janë zëvendësuar mbi një milion pasaporta, 900 mijë letër njoftime dhe 480 mijë patentë shoferi

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA)- Në nivel shtetëror deri tani janë zëvendësuar 1.050.000 pasaporta, 900.000 letër njoftime dhe 480.000 patentë shoferi, kumtoi sot ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i cili sot me udhëheqësinë e Ministrisë për Punë të Brendshme e vizitoi pikën në Stacionin policor "Prolet" ku qytetarët mundën të bëjnë ndryshim të dokumenteve personale, pa termin paraprak.

Spasovski informoi se janë instaluar 10 stacione të reja pune, ku qytetarët do munden të kryejnë fotografime për dokumentet. Arsyeja për hapjen e pikave, siç theksoi në deklaratën për media është numri i zhvendosjeve në Shkup dhe fakti se në rreth 70 përqind të terminëve të caktuar qytetarët nuk paraqiten dhe pas kësaj caktojnë termine të reja.

"Është për t'u përshëndetur ajo që qytetarët nga brendia e shtetit edhe në mbi 80 për qind kanë bërë ndryshimet e dokumenteve personale. Arsyeja për hapjen e kësaj pike ka qenë numri i popullsisë në Shkup, si dhe fakti se rreth 70 përqind e terminëve të cilat i kanë qytetarët të rezervuara përmes numrit të telefonit ose rrugës elektronike i anulojnë, dmth nuk lajmërohen në ato terminë, dhe pastaj ricaktojnë termine të reja dhe për këtë arsye praktikisht zgjatet procesi. Për këtë si udhëheqësi e MPB-së vendosëm të dalim në ndihmë për qytetarët, të krijojnë mundësi që procedura të fillojë pa caktimin e procedurës së rregullt, por duke u paraqitur personalisht në sallë sipas parimit “i pari i shërbyer”, tha Spasovski.

Sistemi është i testuar, tha Spasovski dhe mundëson për rreth 1000 persona për periudhën e punës njëditore ta kalojnë procedurën. Orari i punës në pikë është prej orës 08:00 deri 18:00, me mundësi për vazhdim deri në orën 20:00. Ministri apeloi deri te qytetarët të kenë durim dhe kuptim ndaj nëpunësve në shërbimet administrative kur përmbushin detyrimin e tyre për ndryshimin e dokumenteve personale me këtë sistem të përshpejtuar të ndryshimit të dokumenteve, duke respektuar rendin dhe disiplinën në objekt.

Më 13 dhe 14 të këtij muaji, para lëshimit zyrtar të përdorimit të pikës janë pranuar rreth 1000 kërkesa. ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR