• e premte, 05 dhjetor 2025

Deri tani 42 reprezentacione janë kualifikuar në Kupën e botës 2026

Deri tani 42 reprezentacione janë kualifikuar në Kupën e botës 2026

Cyrih, 19 nëntor 2025 (MIA) – Me raundin e fundit kualifikues janë bërë të ditur 42 reprezentacionet që janë kualifikuar për Kupën e botës 2026.

Kualifikim në Kupën e botës kanë siguruar: SHBA, Meksika, Kanadaja, Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Argjentina, Brazili, Ekuadori, Zelanda e Re, Uruguai, Kolumbia, Paraguai, Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Katari, Anglia, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë, Senegali, Franca, Kroacia, Portugalia, Norvegjia, Gjermania, Holanda, Zvicra, Spanja, Austria, Belgjika, Skocia, Panamaja, Kuraçao dhe Haiti.

Kupa e botës do të mbahet në vitin 2026 në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Dyzet e tetë ekipe për herë të parë do të marrin pjesë në turne.

Gjashtë pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR