• e hënë, 01 korrik 2024

Deri në orën 9 në Dibër jehona është 1,1 përkatësisht 1,5 për qind, në Qendrën Zhupë 1,60 përkatësisht 1,61

Deri në orën 9 në Dibër jehona është 1,1 përkatësisht 1,5 për qind, në Qendrën Zhupë 1,60 përkatësisht 1,61

Dibër, 8 maj 2024 (MIA) - Pa pengesa po zhvillohet procesi zgjedhor i zgjedhjeve parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupë.

Sipas Jovanka Josifovskës, nënkryetare e KKZ-Dibër, deri në orën 9 të drejtën e votës për zgjehdjet presidenciale e shfrytëzuan 216 votues apo 1,1 për qind nga gjithsej 19.269 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë votuan 283 persona apo një për qind nga numri i përjgithshëm i 19.334 personave të regjistruar.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare votuan 299 persona apo 1,5 për qind nga 19.311 persona me të drejtë vote.

Kryetari i KKZ-Qendra Zhupë, Nexhip Iljaz informoi se deri në orën 9 në zgjedhjet presidenciale votuan 118 persona apo 1,60 për qind nga gjithsej 7.368 votues të regjistruar, përderisa në zgjedhjet parlamentare votuan 119 apo 1,61 për qind nga gjithsej 7.383 votues të regjistruar. Në rrethin e parë të zgjehdjeve presidenciale kanë votuar 80 persona apo 1,9 për qind.

Në të dy komunat, që prej fillimit të ditës zgjedhore, vendvotimet janë vizituar nga përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR