• e shtunë, 11 maj 2024

Deri në orën 15 në Veles dalja 38,93 për qind, në Çashkë 37, ndërsa në Gradsko 41,64 për qind

Deri në orën 15 në Veles dalja 38,93 për qind,  në Çashkë 37, ndërsa në Gradsko 41,64 për qind

Veles, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në orën 15 në 84 vendvotime në Veles dhe rajonin e Velesit nga 44.858 votues të drejtën e votës e kanë realizuar 17.459 votues ose 38,93 për qind, informoi për MIA-n, Rebeka Bajdevska Gjosheva anëtare e KKZ-së Veles.

Në Komunën e Çashkës deri në orën 15:00 në listën e vetme zgjedhore kanë votuar 2.260 votues ose 37 për qind në 31 vendvotime me 6.076 votues, informojnë nga KKZ Çashka.

Në Komunën Gradsko, në 11 vendvotime me 3.019 votues, deri në orën 15.00 kanë votuar 1.260 ose 41.64 për qind, që është më së shumti nga këto tre komuna.

Nga të tre komisionet komunale të zgjedhjeve për MIA-n informojnë se janë në terren dhe vazhdimisht janë në koordinim me këshillat zgjedhore në të gjitha vendvotimet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR