• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në fund të prillit propozim në Qeveri për furnizim universal me energji elektrike

Deri në fund të prillit propozim në Qeveri për furnizim universal me energji elektrike

 Shkup, 31 janar 2024 (MIA)  -  Deri në fund të prillit është afati për marrjen e vendimit për ofertën më të favorshme të dorëzuar për thirrjen për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike dhe propozimin të dorëzohet në Qeveri, informoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai nuk pret ndryshime në çmimin e energjisë elektrike as pas 1 korrikut, kur duhet të ketë një furnizues të ri universal, siç thotë, duke i marrë parasysh parametrat e tanishme dhe gjendjen e stabilizuar energjetike.

"Për furnizuesin universal janë pranuar tre oferta, procedura është në vazhdim, komisioni punon dhe ka afat që deri në fund të prillit të marrë një vendim përkatës për t'ia propozuar Qeverisë. Qytetarët me siguri do të kenë furnizues universal brenda afatit të paraparë", tha Bekteshi në pyetjen e gazetarëve në një konferencë për shtyp në Qeveri. 

Bekteshi përsëriti se deri më 1 korrik nuk do të ketë asnjë ndryshim në pjesën e përcaktimit të çmimeve sipas blloqeve, duke kujtuar se dy herë në vit përcaktohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Cili do të jetë vendimi nga 1 korriku e në vazhdim, theksoi se për momentin askush nuk mund ta dijë sepse parametrat e hyrjes duhet të shihen në gjashtë muajt e parë të vitit. 

 "Por, kriza energjetike në shtetin tonë është plotësisht e stabilizuar, rregullisht po zhvillohen të gjitha angazhimet e kompanive energjetike dhe të tjerave të përfshira dhe për këtë arsye nuk presim të ketë rritje të çmimit edhe  nga 1 korriku, duke marrë parasysh parametrat që kemi për momentin. dhe çfarë ka qenë më parë nëse e krahasojmë me atë që kemi tani në sektorin e energjisë", tha Bekteshi.

Sa i përket ankesave për faturat e larta të dorëzuara, theksoi se çmimet në blloqe janë shumë transparente dhe të publikuara nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe nuk beson se ka rritje të çmimeve më shumë se sa janë përcaktuar. "Nëse konsiderojnë se ka ndonjë gabim apo keqpërdorim qytetarët gjithmonë kanë të drejtë të ankohen në KRRE", nënvizoi Bekteshi. 

 Në thirrjen publike për zgjedhjen e furnizuesit universal, oferta kanë dorëzuar EVN Makedoni elektrofurnizim SHPKNJP Shkup - bartës dhe EVN Makedoni SHA Shkup - anëtar i grupit, me marzh të ofruar prej 11.4 për qind, EMV  shitje  SHPKNJP Shkup me 11,4 për qind, si dhe grupi i ofertuesve EDS SHA Shkup, PAN INTERTREJD SHPK Shkup, marzhi bruto i ofruar i të cilit është 11.45 për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

  

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR