• e martë, 06 gusht 2024

Deri në fund të javës mot me diell dhe ngrohtë deri në 40 gradë

Deri në fund të javës mot me diell dhe ngrohtë deri në 40 gradë

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me paraqitje të vranësirave pasdite dhe me erë të dobët deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit, kumtoi DPHM.

Herë pas here, e sidomos në fund të javës së punës, në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullima të rralla.

Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 31 deri në 40 gradë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR