• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Deri në fund të javës do të përfundojë vlerësimi i projekteve të komunave që do të financohen nga buxheti shtetëror

Deri në fund të javës do të përfundojë vlerësimi i projekteve të komunave që do të financohen nga buxheti shtetëror

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Deri në fund të kësaj jave pritet gjashtë ministri të dorëzojnë raportet nga komisionet që bëjnë vlerësimin e propozim-projekteve me të cilat komunat iu përgjigjën thirrjes për realizimin e projekteve kapitale dhe infrastrukturore që do të financoheshin nga buxheti qendror. Më së shumti propozime janë marrë për rindërtimin e rrugëve dhe rrugicave edhe për projekte nga fusha e mjedisit jetësor. 

Thirrja e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është publikuar më 5 shtator dhe deri në fund të afatit kanë mbërritur 358 formularë për aplikim nga 80 komuna. Me thirrjen, deri në fund të vitit komunat do të kenë në dispozicion gjashtë miliardë denarë dhe kjo është faza e parë prej gjithsej 15 miliardë denarë ose 250 milionë euro për projekte kapitale.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski sot në konferencë për shtyp tha se pritjet nga thirrja janë mbushur sepse komunat kanë treguar interesim të madh. Vlerësimi, tha ai, është në fazën përfundimtare dhe deri në fund të javës pritet që gjashtë ministritë t'i dorëzojnë raportet për projektet që do të financohen, që Qeveria t'i shqyrtojë dhe t'i miratojë në seancë.

Perincki në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë kumtoi se projektet më së shumti kanë të bëjnë me Ministrinë e Transportit dhe kanë të bëjnë me rindërtimin e rrugëve dhe rrugicave , ndërsa mjedisi jetësor, siç tha ai, është resori i dytë për të cilin ka pasur interes të madh dhe më së shpeshti kanë paraqitur projekt propozime për përmirësimin e sistemeve të kanalizimit dhe ujësjellësit.

Perinski theksoi se Ministria që ai drejton do të vazhdojë me punën e përkushtuar për përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimit të të gjitha rajoneve në vend, që është qëllimi kryesor i thirrjes së shpallur për projekte komunale që do të financohen nga buxheti i shtetit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR