• e hënë, 07 tetor 2024

Deputetja Zajkova në takim të Rrjetit të parlamentarëve të rinj të AP OSBE në Stavanger, Norvegji

Deputetja Zajkova në takim të Rrjetit të parlamentarëve të rinj të AP OSBE në Stavanger, Norvegji

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Deputetja Monika Zajkova, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të OSBE-së (AP OSBE), po merr pjesë në takimin e Rrjetit të parlamentarëve të rinj të AP të OSBE-së, që po mbahet prej 4 deri më 6 shtator në Stavanger, Norvegji.

Siç kumtoi shërbimi kuvendor për shtyp, temë kryesore e takimit është siguria energjetike dhe të rinjtë, me qëllim që parlamentarët e rinj nga AP të OSBE-së prej së afërmi të njihen me çështjet dhe zgjidhjet energjetike dhe të njejtat të shqyrtohen nga perspektiva e politikës së sigurisë.

Para deputetëve folën përfaqësues të lartë të Rajonit Stavanger dhe të Odës ekonomike të Stavangerit, që është seli e disa kompanive energjetike dhe prandaj quhet kryeqytet energjetik i Norvegjisë.

Në diskutimin në të cilin mori pjesë edhe deputetja Monika Zajkova, u bë fjalë për rolin e parlamentarëve të rinj në formësimin e sigurisë së ardhshme energjetike.

Në mbledhje u bë fjalë edhe për rezultatet nga nisma "Perspektiva rinore", si dhe planet për vitin 2024 - 2025. Deputetët e rinj këmbyen mendime dhe propozime për aktivitetet e ardhshme të Rrjetit.

Siç paralajmëroi shërbimi kuvendor për shtyp, programi vazhdon me takim me prefektin e Stavangerit, si dhe vizitë në hidrocentralin "Forli", Drejtoria norvegjeze ofshor, Qendrën e përbashkët ushtarake të NATO-s dhe selinë e kompanisë energjetike Eqionor ASA.

Asamblenë parlamentare e OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore. Asambleja siguron forum për diplomaci parlamentare, vëzhgim të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit të ndërsjelltë për përmbushje të angazhimeve të OSBE-së lidhur me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështje për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. ab/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR