• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputeti Martin Kostovski në mbledhjen e AP-së së PBEJL-së në Budvë

Deputeti Martin Kostovski në mbledhjen e AP-së së PBEJL-së në Budvë

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Në kuadër të Sesionit të Dhjetë Plenar të AP-së së PBEJL-së, që mbahet nga 18 deri më 19 maj 2023 në Budva të Malit të Zi, u mbajt mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP e PBEJL). Në mbledhje morën pjesë delegacionet nga Greqia, Serbia, Rumania, Sllovenia, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Bullgaria. Në punën e Komitetit mori pjesë edhe deputeti Martin Kostovski, anëtar i Komitetit të Përhershëm, informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit.

Komiteti diskutoi për Propozim-raportet dhe Propozim-rezolutat e Komisionit për Çështje Sociale, Arsim, Kërkim dhe Shkencë dhe Komisionit për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim të Sigurisë. Pas Propozim-Deklaratës Përfundimtare u mbajt diskutimi për amendamentet, që harmonizoi tekstin e Deklaratës Përfundimtare, e cila duhet të miratohet në Sesionin Plenar. Vitin e ardhshëm Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e merr kryesimin me AP-në e PBEJL-së dhe në këtë mbledhje u miratua Programi i Punës 2023/2024.

"Deputeti Martin Kostovski u shpreh i kënaqur që në periudhën e ardhshme nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë kryesimin me AP-në e PBEJL-së. Theksoi se më shumë vëmendje do t'i kushtohet bashkëpunimit rajonal, i cili ndihmon në forcimin e lidhjeve mes njerëzve në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Kryesimi maqedonas do të fokusohet në tranzicionin digjital që do të mundësojë zhvillimin e aftësive digjitale që do t'i bëjnë autoritetet publike më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve", njoftojnë nga Kuvendi.

Në fund të mbledhjes së Komitetit të Përhershëm, të gjithë deputetët konfirmuan Deklaratën Përfundimtare, e cila duhet të miratohet në Sesionin e Dhjetë Plenar që do të mbahet më 19 maj 2023, dhe në të cilin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pritet të mbajë fjalim. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR