• e martë, 24 dhjetor 2024

Deputeti Kaevski në Sesionin e APKE-së në Strasburg

Deputeti Kaevski në Sesionin e APKE-së në Strasburg

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Në kuadër të pjesëmarrjes së delegacionit të Kuvendit të RMV-së në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), shefi i delegacionit tonë, Darko Kaevski, pati takim me kandidatin irlandez për komisar për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, dr. Majkëll O'Flaerti.

Delegacioni, siç kumtuan nga shërbimi për shtyp qeveritar, pati takime të veçanta edhe me kandidatin austriak për komisar për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Manfred Novak.

!Në takimet, të dy kandidatët i prezantuan kandidaturat e tyre për pozicionin e përmendur, duke theksuar përvojën dhe përparësinë e tyre krahasuese. Ata e prezantuan qasjen e tyre ndaj çështjes së mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, përkatësisht lirisë së fjalës, të drejtave të pakicave, respektimit të detyrimeve ndërkombëtare", theksohet në kumtesën.

Në takim u theksua se komisari për të drejtat e njeriut duhet të interesohet dhe të veprojë në drejtim të respektimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Bullgaria.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim edhe me shefin e Delegacionit të Turqisë në APKE, Jildirim Turkut Turkesh.

Në takim u shkëmbyen përvoja dhe qëndrimet në lidhje me punën e APKE-së dhe pikat që janë duke u shqyrtuar në këtë sesion.

"Bashkëbiseduesit ranë dakord se kemi marrëdhënie të mira dhe miqësore mes të dy vendeve dhe komunikim të shkëlqyer brenda APKE-së. U bë fjalë edhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy delegacioneve gjatë punës së APKE-së, si dhe për situatën ekzistuese politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe sfidat që ekzistojnë në këtë drejtim", kumtuan nga RMV-ja. ls/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR