• e premte, 22 nëntor 2024

Deputetët do ta shqyrtojnë nevojën për miratim të ndryshimeve të Ligjit për planifikim urbanistik, si dhe ligje të tjera në lexim të parë

Deputetët do ta shqyrtojnë nevojën për miratim të ndryshimeve të Ligjit për planifikim urbanistik, si dhe ligje të tjera në lexim të parë

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Kuvendi sot do ta fillojë mbledhjen e 12-të në të cilën në rend dite janë 34 pika, mes të cilave edhe ribalanci i Buxhetit dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët nga E Majta paralajmëruan se do të kërkojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar, të tërhiqet dhe për të të organozohet debat publik. Reagim për ligjitn gjatë periudhëssë kaluar pati edhe nga Nisma O2.

Në ueb-faqen e Kuvendit në rendin e propozuar të ditës është cekur se është tërhequr Propozim-ligji për ndryshim dhe pltoësim të Ligjit për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, ndërsa deputetët do ta shqyrtojnë Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetot të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Në rendin e ditës së propozuar në mbledhjen e 12-të plenare janëe dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga radiacioni, që të dy në lexim të parë.

Në lexim të parë janë edhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për fertilizimin e ndihmuar biomjekësor, Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për ndërprerje të shtatzënisë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për evidencat në sferën e shëndetësisë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për ndalesë të zhvillimit, prodhimit, deponimit dhe përdorimit të armëve kimike, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për siguri në furnizimin me gjak, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shëdnetin mendor, Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për përsosje të vazhdueshme profesonale të mjekëve, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim vullnetar shëndetësor, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqatat tregtare, Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbetirinave, Propozim-ligji për shpallje të anulimit të akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustracion, si dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dekorim dhe mirënjohje të Republikës së Maqedonisë. Pjesa më e madhe e këtyre ligjeve janë propozuar me qëllim të harmonizimit me Ligjin për kundërvajtje.

Në rend dite të mbledhjes së 12-të janëe dhe disa propozim ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga fisha e kulturës, komunikacionit, pyjeve, gjuetisë, sportit,..., të cilat duhet të sillen me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-plani hapësimor i Parkut nacional Pelister 2016-2030.

Kuvendi duhet t'i shqyrtojë edhe propozim-ligjet për shpallje të Kanjonit të Matkës dhe Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës, si dhe të "Studençishko Bllato" për Çark të natyrës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR