• e enjte, 04 korrik 2024

Departamenti i shtetit: Hamasi parandaloi civilë të arrinin në vendkalimin Rafa

Departamenti i shtetit: Hamasi parandaloi civilë të arrinin në vendkalimin Rafa

Uashingto, 25 tetor 2023(MIA) - Militantët e Hamasit herë pas herë parandalonin njerëz që t'i afroheshin vendkalimit kufitar Rafa, kumtoi Departamenti i shtetit.

Zëdhënësi Metju Miler deklaroi për Si-En-En se prania sporadike e Hamasit në vendkalimin kufitar Rafa e ka bërë situatën "jashtëzakonisht të vështirë", por se egjiptianët janë të gatshëm të presin shtetas amerikanë dhe të tjerë të huaj që mbërrijnë në anën e tyre të kufirit.

"Ndonjëherë Hamasi nuk kishte askënd që të ruante stacioin kufitar. Në raste të tjera, ne kemi parë që militantët e Hamasit të përdorin në mënyrë aktive armë për të parandaluar njerëzit që t'i afrohen vendkalimit, tha ai. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR