• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit e vendosi Koço Angjushevin në listën e zezë, është i padëshirueshëm për hyrje në SHBA

Departamenti i Shtetit e vendosi Koço Angjushevin në listën e zezë, është i padëshirueshëm për hyrje në SHBA

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA-ja e cilëson Koço Angjushevin, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, si të padëshirueshëm për hyrje në SHBA, për shkak të implikimit të tij me korrupsion të madh, njoftuan sot nga Departameti amerikan i Shtetit.

"Derisa e ka kryer funksionin zëvendësktryeministër, Angjushev e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në dobi të interesave të tij afariste private, duke e minuar bsimin e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike", theksohet në komunikatën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Aksioni i sotëm, thuhet në komunikatë, tregon se SHBA-ja qëndron me ata të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga funksionarë të korruptuar publik.

"Kjo shenjë e vërteton përkushtimin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit, e cila e dëmton interesin publik, e pengon prosperitetin demokrat të vendeve dhe e zvogëlon aftësinë e qeverive në mënyrë efektive që të përgjigjen në nevojat e popullit të vet", është publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të korrupsionit, paraprakisht u gjetën edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Ramiz Merko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR