• e mërkurë, 15 janar 2025

Departamenti i Shtetit amerikan e dënoi bllokadën e Jutjubit në Rusi

Departamenti i Shtetit amerikan e dënoi bllokadën e Jutjubit në Rusi

Uashington, 9 gusht 2024 (MIA) - Departamenti i Shtetit vëzhgon se si autoritetet ruse vazhdimisht po bëjnë përpjekje ta kufizojnë qasjen e qytetarëve në informacione, dhe lajmi se Kremlini e konteston dhe bllokon punën e Jutjubit është edhe një konfirmim për këtë, deklaroi mbrëmë zëdhënësi Methju Miler.

Deklarata vjen pasi shfrytëzuesit në Rusi u ankuan për pengesa dhe mungesë të qasjes në Jutjub në atë vend. Miler theksoi se autoritetet ruse po bëjnë përpjekje të mëdha që ta kufizojnë qasjen e njerëzve në informacione të pavarura. 

"Kjo bëhet me tempo të përshpejtuar nga fillimi i pushtimit gjithpërfshirës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Ata vazhdimisht po bëjnë përpjekje ta kufizojnë aftësinë e qytetarëve rusë që të marrin informacione për aksionet e qeverisë së tyre. 

Nga Departamenti i Shtetit deklaruan se SHBA-ja edhe më tutje i dënon veprimet e tilla të Moskës.

"Ne vazhdojmë me thirrjen dërguar Kremlinit që të ndalojë ta bllokojë qasjen në informacione për njerëzit në Rusi. Dhe siç tashmë thamë më parë, nëse e kufizoni qasjen e qytetarëve tuaj në informacione për aksione të tilla, kjo është shenjë se ato aksione sipas gjitha gjasave janë të paligjshme", shtoi Miler.

Servisi rus për monitorim të internetit, Sboi,rf, dje bëri të ditur se në Rusi ishin regjistruar mijëra ndërprerje në Jutjub. Shfrytëzuesit deklaruan se mund të kenë qasje në këtë servis vetëm përmes rrjeteve private virtuale (VPN).

Disa gazetarë të huaj të cilët gjenden në Rusi nuk mundën ta hapnin Jutjubin. Ueb-faqja mbetet e kapshme vetëm përmes disa pajisjeve mobile. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR