Departamenti amerikan i Shtetit: Nuk ka ndryshime të konsiderueshme në gjendjen me të drejtat e njeriut, Qeveria ndërmori hapa kundër zyrtarëve të cilët i shkelën të drejtat e njeriut
- Nuk pati ndryshime të konsiderueshme në gjendjen me të drejtat e njeriut në Maqedoni të Veriut gjatë vitit. Çështjet e konsiderueshme lidhur me të drejtat e njeriut përfshinin raporte për kufizime serioze të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediumeve, përfshirë edhe dhunën dhe kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve. Qeveria ndërmori hapa të konsiderueshëm për identifikimin dhe nëshkimin e zyrtarëve të cilët kryen keqpërdorime të të drejtave të njeriut, qëndron në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2024.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:47, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Nuk pati ndryshime të konsiderueshme në gjendjen me të drejtat e njeriut në Maqedoni të Veriut gjatë vitit. Çështjet e konsiderueshme lidhur me të drejtat e njeriut përfshinin raporte për kufizime serioze të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediumeve, përfshirë edhe dhunën dhe kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve. Qeveria ndërmori hapa të konsiderueshëm për identifikimin dhe nëshkimin e zyrtarëve të cilët kryen keqpërdorime të të drejtave të njeriut, qëndron në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2024.
Lidhur me lirinë e mediumeve, në Raport ceket se Kushtetuta parasheh liri të të shprehurit, përfshirë të gazetarëve dhe mediumeve tët jera dhe se Qeveria në prëgjithësi e ka respektuar këtë të drejtë.
"Sipas mediumeve dhe organizatave qytetare, liria e të shprehurit ishte minuar me padi kundër gazetarëve, sjellje joadekuate nga ana e nëpunësve publik në ndërveprimin e tyre me gazetarë, presion i shtuar ndaj gazetarëve të cilët hulumtojnë korrupsionin, dezinformata, fjalor të urrejtjes në internet dhe mediume sociale dhe vetëcenzurë", ceket në Raport.
Në raport përmendet sjellja e ndryshimeve të Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale për të lejuar reklamim të fushatave me "interes të lartë publik" të paguara nga Qeveria përmes radiodifuzerëve komercial dhe shtohet se shoqatat e pavarura mediatike shprehën shqetësim lidhur me ndryshimet dhe e kritikuan ligjin si kthim drejt korrupsionit të shtrirë gjerësisht në mediume dhe klientelizëm.
"Dhuna dhe kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve ishin çështje e rëndësishme për të drejtat e njeriut. Shoqata e gazetarëve të maqedonisë (SHGM) paraqiti disa incidente të dhunës dhe shqetësimit të gazetrëve", qëndron në Raport dhe shtohet se SHGM ka vërejtur rritje të dhunës dhe shqetësim të grave gazetare.
Sipas SJGM-së dhe organizatave të tjera mediatike, vazhdon Raporti, pavarësia redaktuese e shtypit është përballur me sfida, përderisa "Reporterët pa kufij" në raportin e vet vjetor nga marsi kanë vërejtur se për shkak të polarizimit të fuqishëm politik, mediumet ishin nën presion nga autoritetet, politikanët dhe biznesmenët edhe në nivel nacional, edhe në atë lokal.
Në Raport pohohet se dy partitë më të mëdha politike krijuan sisteme paralele mediatike mbi të cilat e kanë kryer ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. "Reporterët pa kufij" kanë vërejtur se servisi radiodifuziv publik nuk ka pasur pavarësi redaktuese dhe financiare. Në Raport vërehet se mediumet onlajn, edhe pse patën dobi nga liria më e madhe e të shprehurit, janë përballur me sulme digjitale dhe tentime për diskreditim të gazetarëve.
"Shpifja dhe ofendimi ishin shkelje civile dhe ligjet e tilla ishin zbatuar. SHGM kumtoi se prej 20 shtatorit, katër gazetarë ishin lëndë e padive strategjike gjyqësore (SLAPPs) të parashtruara gjatë vitit nga Ministria e Punëve të Brendshme, drejtori i televizionit Kanal 5, anëtarët e organiazatave religjioze, politikanë dhe biznesmenë. Prej vitit 2021 deri më 17 shtator, Shoqata e gazetarëve regjistroi 25 paraqitje penale për keqpërdorim të gazetarëve", ceket në dokument.
Lidhur me të drejtat e punëtorëve, Inspekorati shtetëror i punës pranë Ministrisë së Punës nuk mori kurfarë ankese lidhur me shkeljen e drejtës së lirisë së bashkimit të punëtorëve. Megjithatë, në Raport qëndron se punëtorët shpesh janë frikësuar nga hakmarrja dhe janë përmbajtur nga parashtrimi i ankesave të drejtpërdrejta.
"Qeveria dhe punëdhënësit në përgjithësi e respektuan lirinë e bashkimit, të drejtën e grevës dhe të drejtën e marrëveshjes kolektive. Sindikatat e cekën dispozitën 'përjashtuese' të ligjit, e cila u lejonte punëdhë[nësve të largojnë nga puna deri 2 për qind të punëtorëve nga negociatat kolektive gjatë grevës. Dakordimi kolektiv ishte kufizuar në sindikata që paraqesin së paku 20 për qind të të punësuarve", qëndron në Raport.
Në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen gjatë punës, në Raport konstatohet se standardet për sigurinë dhe shëndetin në punë (SSHP) në përgjithësi ishin adekuate për industritë kryesore, ndërsa punëdhënësit ishin përgjegjës për vlerësimin e rreziqeve me të cilat u përballën të punësuarit e tyre në vendin e punës. Inspektorati Shtetëror i Punës në mënyrë proaktive identifikon kushtet e pasigurta për punë.
"Punëtorët kanë të drejtë ligjore për t'u larguar nga situatat që rrezikojnë shëndetin ose sigurinë e tyre pa e rrezikuar punësimin e tyre. Megjithatë, të punësuarit nuk e kanë shfrytëzuar gjithmonë këtë të drejtë, gjoja në bazë të frikës nga humbja e punës për shkak të normës së lartë të papunësisë. Shkeljet e dyshuara të standardeve për SSHP ishin të shpeshta në sektorin e ndërtimtarisë, edhe pse shumica e fatkeqësive ishin të lidhura me drejtimin e makinerive bujqësore", theksohet në Raport.
Në dokumentin e Departamentit të Shtetit vlerësohet se Qeveria nuk i ka zbatuar në mënyrë efikase ligjet për pagë minimale, punë jashtë orarit dhe siguri dhe shëndet gjatë punës, veçanërisht në sektorin e tekstilit dhe ndërtimtarisë dhe se ISHP dhe Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik ishin përgjegjës për zbatimin e ligjeve relevante.
"Disa shkelës nuk morën dënime dhe dënimet për shkelje nuk ishin në përputhje me ato për krime të ngjashme, të tilla si mashtrimi ose neglizhenca. Numri i inspektorëve të punës ishte i mjaftueshëm për të hetuar shkeljet e ligjit të punës, por inspektorët nuk ishin të shpërndarë në mënyrë të përshtatshme në të gjithë vendin. Inspektorët e punës kishin autoritetin për të kryer inspektime të paparalajmëruara dhe për të vendosur sanksione, por shpërndarja e pabarabartë e inspektorëve e bëri të vështirë zbatimin e pajtueshmërisë", thuhet në Raport.
Lidhur me arrestimet, raporti pohon se ligji ndalon arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikon të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij ose të saj para një gjykate, si dhe për të marrë kompensim për ndalimin e paligjshëm. Qeveria në përgjithësi i përmbushi këto kërkesa, përfundon raporti.
"Kishte akuza se policia ka keqpërdorur personat në paraburgim dhe të burgosurit dhe ka përdorur forcë të tepruar. Qeveria ka hetuar dhe ndjekur pretendimet e besueshme. Departamenti për standarde profesionale i Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë shtatë muajve të parë të vitit është përgjigjur në 37 ankesa për forcë të tepruar nga ana e nëpunësve policor dhe ka konfirmuar tre nga ankesat. Njësia e specializuar e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion për policinë dhe rojet e burgjeve shqyrton akuzat penale për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues dhe ndëshkues nga ana e policisë dhe rojtarëve të burgjeve", citohet më tutje.
Lidhur me emigrantët, në Raport mes tjerash, citohet se Qeveria ka bashkëpunuar me Zyrën e Komisarit të lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR) dhe organizata tjera humanitare në sigurimin e mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët, kërkuesit e azilit, personat pa shtetësi dhe personat të cilëve u është dhënë mbrojtje plotësuese. Më tej shtohet se Ligji parashikon dhënien e azilit ose statusit të refugjatit, ndërsa Qeveria ka sistem për sigurimin e mbrojtjes së refugjatëve. Të gjithë personave të cilëve u është dhënë mbrojtja ndërkombëtare kanë qasje te shërbimet e njejta për mbrojtje sociale si dhe shtetasit.
"Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë raportoi raste të autoriteteve që kthejnë migrantët në vendet fqinje nga të cilat ata kanë hyrë (kryesisht Greqi, ndonjëherë Serbi) pa ndonjë proces formal ligjor ose vlerësim të duhur të nevojave të tyre. Shumica e migrantëve aplikuan vullnetarisht për t'u kthyer në Greqi, por disa thuhet se u detyruan të ktheheshin kundër vullnetit të tyre dhe pa një proces të rregullt ligjor. Që nga 31 korriku, numri i njerëzve që kishin ikur mbeti shumë i lartë, me 99 për qind të njerëzve që largoheshin nga vendi menjëherë pas aplikimit për azil, sipas përfaqësuesve", thuhet në raport.
Përkujtohet se në dhjetor të vitit 2023, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për të Huajt që u lejojnë të gjithë refugjatëve nga Kosova me mbrojtje plotësuese, përfshirë ata statusi i të cilëve kishte pushuar më parë, të aplikojnë për qëndrim të përhershëm. Organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e mirëpritën miratimin e ndryshimeve si një arritje të rëndësishme në avancimin e zgjidhjes për refugjatët nga Kosova, shumë prej të cilëve kanë mbërritur në vend që nga viti 1999. Këto ndryshime u dhanë refugjatëve një proces të thjeshtuar për të aplikuar për qëndrim të përhershëm, me kusht që ata të mos kenë munguar nga vendi për më shumë se gjashtë muaj. ab/sa/
Foto: MIA