Denver me fitore e filloi serinë me Lejkers në finalen e Konferencës Perëndimore
- Denver Nagets mbrëmë i kanë fituar Los Anxhelos Lejkers në ndeshjen e parë të finales në Konferencën Perëndimore të NBA-së me rezultat 132:126.
- Post By Besnik Shuki
- 08:23, 17 maj, 2023

Denver, 17 maj 2023 (MIA) - Denver Nagets mbrëmë i kanë fituar Los Anxhelos Lejkers në ndeshjen e parë të finales në Konferencën Perëndimore të NBA-së me rezultat 132:126.
Ndeshja e dytë do të luhet më 19 maj po ashtu Denver.
Për sonte në ora 2:30 sipas kohës së mesme evropiane u caktua fillimi i serisë finale të Konferencës Lindore, ku do të përballen Boston Seltiks dhe Majami Hit. bsh/
Foto: EPA