• e martë, 24 dhjetor 2024

Demonstruesit në Tbilisi e festojnë vendimin për tërheqje të ligjit kontestues për agjentë të huaj

Demonstruesit në Tbilisi e festojnë vendimin për tërheqje të ligjit kontestues për agjentë të huaj

Tbilisi, 9 mars 2023 (MIA) - Sheshi para ndërtesës së parlamentit në Tbilisi ende është i mbushur me demonstrues, të cilët e festojnë vendimin e autoriteteve gjeorgjiane, të sjellur sot pasdite, për tërheqje nga procedura të ligjit kundërthënës për agjentë të huaj.

Turma para ndërtesës së parlamentit ende është atje, krahas rrethojës së vendosur mbrojtëse, sepse demonstruesit nuk kanë besim në organet e shtetit sepse vendimi për tërheqje të ligjit ishte kumtuar vetëm gojarisht, ndërkaq që nuk ishte konstatuar me votim në Parlament.

Njëherit, aktivistët opozitarë u bëjnë thirrje autoriteteve të lirojnë mbi 130 persona të cilët u arrestuan gjatë protestave të 7 dhe 8 marsit, transmetojnë mediumet ruse.

Tashmë tërë javën mijëra demonstrues kanë dalë nëpër rrugët e Tbilisit, pasi që deputetët në lexim të parë e miratuan verzionin gjeorgjian të ligjit për agjentë të huaj.

Propozim-ligji për transparencë të ndikimit të huaj parasheh formim të regjistrit të organizatave joqeveritare, meidumeve dhe subjekteve të cilat marrin mjete nga shtete të huaja.

Ligji parasheh që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të mjeteve nga jashtë të regjistrohen si "agjentë të huaj" dhe do t'i nënshtrohen mbikëqyrjes së Ministrisë gjeorgjiane të Drejtësisë.

Iniciatorët e propozim-ligjit pohojnë se bëhet fjalë për verzion më të butë të ligjit amerikan, ndërsa opozita pohon se propozim-ligji nuk ka kurfarë lidhje me ligjin amerikan dhe se është analog me ligjin që është në fuqi në Rusi.

Sipas verzionit gjeorgjian, agjenti i huaj definohet personi juridik, përderisa verzioni amerikan ka të bëjë edhe me persona juridik edhe fizik dhe parasheh përgjegjësi penale. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR