• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demokratët opozitarë shqiptarë janë më të zëshëm në kërkesën qeveri teknike për zgjedhje të lira

Demokratët opozitarë shqiptarë janë më të zëshëm në kërkesën qeveri teknike për zgjedhje të lira

Tiranë, 6 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i krahut më të madh të Partisë Demokratike (Ripërtëritja e PD) dhe deputeti, Flamur Noka, pas mbledhjes së Këshillit kombëtar të partisë, tha se misioni historik i demokratëve është kthimi i zërit të lirë të popullit, i cili, sipas tij, u pengua në 10 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës.

Për ta tejkaluar këtë, sipas demokratëve, Shqipëria duhet të ketë një qeveri teknike, si në Maqedoninë e Veriut, e cila do të zbatojë zgjedhje të lira.

"Misioni jonë historik është që shqiptarët të votojnë lirshëm. Qeveria ka 10 vjet që po shkatërron zgjedhjet. Për të vendosur votën e lirë, duhet një qeveri teknike, e cila do të bëjë zgjedhje të lira. Tani të gjithë të bashkuar do të vizitojmë çdo pëllëmbë të Shqipërisë, ta bashkojmë opozitën për të shkatërruar qeverinë kriminale", tha Noka.

Në seancën e Këshillit kombëtar janë votuar ndryshimet statutore, ndërsa u emëruan dy nënkryetarë.

Paraprakisht edhe përfaqësues tjerë të lartë të partisë, mes tyre edhe Sali Berisha, kërkuan tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës të formohet qeveri teknike. rq/bsh/

Fot: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR