• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri-Bomgartner: Franca është një mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në edukim dhe përvoja për forcimin e sektorit shëndetësor

Demiri-Bomgartner: Franca është një mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në edukim dhe përvoja për forcimin e sektorit shëndetësor

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Demiri sot ka zhvilluar    takimin e parë zyrtar me ambasadorin e Francës,  Siril Bomgartner, gjatë së cilës u diskutuan sfidat aktuale, reformat, por edhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren në periudhën e ardhshme në shëndetësinë publike. 

Demiri, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, e ka informuar ambasadorin francez Bomgartner për politikat shëndetësore të cilat zbatohen në sektorin e shëndetësisë, ndërsa kanë biseduar edhe për perspektivën e vendit në BE.   

 

Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, duke pasur parasysh numrin e madh të mjekëve dhe profesorëve që janë shkolluar në Francë.

"Theks i veçantë u vu në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve, me qëllim forcimin e sektorit shëndetësor, si dhe rritjen e prezencës së Francës jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor", theksohet në kumtesë.

 Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR