• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Demiri: Shkarkimet e drejtorëve mjekësor të Kardiokirurgjisë dhe të Toksikologjisë janë për shkak të lëshimeve në punën e tyre

Demiri: Shkarkimet e drejtorëve mjekësor të Kardiokirurgjisë dhe të Toksikologjisë janë për shkak të lëshimeve në punën e tyre

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, dr.Ilir Demiri lidhur me qëndrimin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për shkarkimet e drejtorëve mjekësor të Klinikës për kardiokirurgji shtetërore dhe të Klinikës për toksikologji informoi se ato shkarkime ishin për shkak të lëshimeve në punën e tyre.

"Ish-drejtori mjekësor i Klinikës për kardiokirurgji është shkarkuar nga pozita e drejtorit mjekësor për shkak të shkeljes së normave ligjore, në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë operuar mjekë nga Serbia të cilët nuk kanë pasur licencë adekuate dhe një sërë shkeljesh të tjera. Të gjitha të dhënat me të cilat disponojmë i kemi paraqitur në Prokurorinë publike për ta hetuar këtë rast. Drejtori i kaluar mjekësor nga Klinika e Toksikologjisë dhe një prej u shkarkuan për shkak të punës së pandërgjegjshme gjatë tërë periudhës së kaluar. Klinika është dakorduar për vazhdim të kontratave për punë të 18 personave, por nuk ka vepruar. Disa muaj këta persona kanë shkuar në punë, ndërsa nuk kanë marrë rogë për punën e tyre. Të angazhuarit janë kërcënuar dhe nënçmuar n[ baza nacionale për çka të njejtit kanë parashtruar letër me deklarata për ofendimet e prëditshme nga ana e drejtorit dhe nga mjeku. Dhe për këtë rast presim të veprojë prokuroria publike. Do të dëshiroja ta informoj Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit se obligimi i minsitrit është siguria e pacientëve dhe siguria e të gjithë të punësuarve në shëndetësinë publike", tha Demiri, ceket në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë. ab/

Foto: МIA arkivi
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR