• e enjte, 05 dhjetor 2024

Demiri paralajmëroi shkarkim të drejtorit mjekësor të Toksikologjisë

Demiri paralajmëroi shkarkim të drejtorit mjekësor të Toksikologjisë

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se do ta shkarkojë drejtorin mjekësor të Klinikës për toksikologji, Danill Petrovski. Ai tha se para një periudhe të caktuar ka qenë i pyetur nga gazetari për gjendjen e Klinikës për toksikologji, ku, siç i është thënë, 18 punëtorë nuk kanë marrë rrogë katër muaj dhe se në të njëjtin institucion ka për fat të keq edhe fyerje në bazë kombëtare.

"Thjeshtë nuk mund të besoj, madje mendova se është provokim. Shumë më vjen keq, tre javë e kam hetuar situatën. Për fat të keq, konstatimi është i vërtetë. Thellë jam i bindur se njerëzit, të cilët i shfrytëzojnë këto ofendime, nuk e mendojnë këtë. Fyerje në bazë kombëtare. Nuk mundet një mjek të mendojë ashtu dhe të shërbehet me fjalor të tillë. Do të ndërmarr masa serioze, drejtorin mjekësor sot do ta shkarkoj nga pozita, edhe pse kemi hyrë në zgjedhje", deklaroi Demiri.

Ministri i Shëndetësisë lidhur me punën e drejtorit organizativ në Toksikologji, tha se te drejtoresha ekonomike nuk ka konstatuar asnjë shkelje të së drejtës.

Ai theksoi se është ministër i Shëndetësisë dhe të gjitha mosmarrëveshjet "duhet të vijnë këtu, e jo të shfrytëzohen për qëllime ditore politike".

Demiri theksoi se sot ka nënshkruar vendim, me të cilin kërkohet hetim i thellë nga institucionet kompetente lidhur me punësimet në shëndetin publik.

Për fotografitë e publikuara në rrjetet sociale për veturë të parkuar në hyrje të klinikës, Demiri komentoi se jo drejtoresha organizative, por edhe ministër të jetë, nuk guxon të parkohet në hyrje të klinikës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR