• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri në takim me përfaqësues të "AMÇAM": Zbatimi i masave të reja për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Demiri në takim me përfaqësues të

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka takuar sot përfaqësues të Odës Amerikane të Tregtisë.

Në takim u bisedua për masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin.

Ministri dhe përfaqësuesit e "AMÇAM" diskutuan për risitë që do të zbatohen për një sistem shëndetësor më funksional për qytetarët.

"I njoftova se këtë javë do të dorëzohet propozim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për zgjerimin e listës pozitive. Pas 13 vitesh mundësojmë disponueshmëri më të madhe të barnave inovative dhe terapi më efektive për pacientët", tha Demiri. fc/

Fotografia: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR