• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri: Drejtoresha ekonomike e Klinikës së Toksikologjisë nuk e ka shkelur ligjin

Demiri: Drejtoresha ekonomike e Klinikës së Toksikologjisë nuk e ka shkelur ligjin

 Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetsisë Ilir Demiri, sot në konferencë për mediat tha se nuk sheh arsye për shkarkimin e drejtoreshës ekonomike të Klinikës së Toksikologjisë, Besija Iljazi e cila, siç është theksuar, nuk e ka shkelur ligjin.

Në pyetjen e gazetarëve pse drejtoresha ekonomike e Klinikës së Toksikologjisë nuk është shkarkuar, Demiri theksoi se ajo nuk i ka punësuar tetëmbëdhjetë personat dhe theksoi se ata 12 muaj janë në marrëdhënie pune dhe nuk kishte reagime kur ishin punësuar.

"Pse ta shkarkoj? Ju jeni kapur rreth Besijas, drejtoreshës organizative në Klinikën e Toksikologjisë. Ajo nuk i ka punësuar ata 18 persona, por ata janë punësuar në vitin 2023, kanë shërbyer për 12 muaj. Ku ishit ju dhe drejtorët dhe ministrat e mëparshëm të thoni për cilësinë e dobët, ndërsa pse i lejoni ata persona të jenë në listë për kujdestari dhe turne, ndërsa një muaj para zgjedhjeve reagoni pse janë punësuar. Unë prita që të kalojnë zgjedhjet, keni fakte disa prej të cilave i kam publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, drejtorin e Mjeksësisë i cili së bashku me kolegun tjetër tentuantë bëjnë mobing, unë i pushova dhe e tregova publikisht. Më duhet të kem prova të forta për të sgjarjuar dikë. Besija në asnjë moment nuk e ka shkelur ligjin", tha Demiri.

Ministri thotë se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk ka reaguar për faktin se për pesë muaj të tetëmbëdhjetë punonjësit e Klinikës së Toksikologjisë nuk kanë marrë rrogë, si dhe ka dorëzuar raporte në disa media para se të dorëzohej në Ministrinë e Shëndetësisë.

 "Ku ishte ISHSSH-ja që të reagonte që nuk kanë marrë rrogë për pesë muaj? Ku është ISHSSH-ja për të paraqitur një raport se çfarë po ndodh në sallat e operacionit. Pse mediat marrin raporte nga ISHSSH-ja para meje? Pse ISHSSH-ja vepron kështu? Unë jam ministër i Shëndetësisë, duhet të kem raporte nga ISHSSH-ja para se të shkojnë në media. Ju mund të jeni të sigurt për këtë që them kur arkivohen, kur jepen në zyrën e ministrit të Shëndetësisë", theksoi Demiri.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka bërë kontroll në Klinikën e Toksikologjisë në lidhje me kontratat e punës dhe ka konstatuar se kontratat janë nënshkruar nga vetëm një drejtor. Drejtoresha e ISHSSH-së Renata Mlladenovska të premten në një deklaratë për mediat tha se sipas Ligjit për kujdes shëndetësor, këto marrëveshje konsiderohen të panënshkruara dhe i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të veprojë më tutje. rq/

Foto: MIA printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR