Dembele fitues i Topit të artë
- Sulmuesi i PSZH-së dhe reprezentuesi francez, Usman Dembele ka fituar Topin e artë, çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror.
- Post By Fami Bajrami
- 08:28, 23 shtator, 2025
Paris, 23 shtator 2025 (MIA) – Sulmuesi i PSZH-së dhe reprezentuesi francez, Usman Dembele ka fituar Topin e artë, çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror.
28-vjeçari francez ishte lojtari kyç në triumfin e parë historik të PSZH-së në Ligën e kampionëve sezonin e kaluar, kur ata në finale mposhtën Interin me rezultat 5-0.
Dembeles çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë së mbrëmshme në Paris nga futbollisti legjendar brazilian Ronaldinjo.
I dyti në përzgjedhje ka qenë adoleshenti i Barcelonës, 18 vjeçari Lamin Jamal, ndërsa i treti në renditje ka qenë kolegu i klubit të Dembeles, portugezi Vitinja.
Spanjollja Aitana Bonmati u zgjodh si futbollistja më e mirë femër duke mposhtur Mariona Kaldentejnin.
Strategu i PSZH-së, Luis Enrike u zgjodh si trajneri më i mirë për sezonin 2024/25 i cili me ekipin francez fitoi Ligën e kampionëve.
Në konkurrencën për çmimin prestigjioz kanë qenë edhe Antonio Konte, Hansi Flik, Enco Mareska dhe Arne Slot.
Foto: EPA