• e premte, 05 dhjetor 2025

Deklarata e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Deklarata e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova pret zgjedhje të qeta pas së cilave kryetarët e komunave dhe këshilltarët e zgjedhur duhet të nisin punën. 

"Pres që dita të jetë e qetë, të përfundojmë zgjedhjet dhe pastaj kryetarët dhe këshilltarët të hidhen në punë", deklaroi Siljanovska-Davkova pasi e realizoi të drejtën e saj të votës në shkollën fillore "Kole Nedellkovski" në komunën Qendër. 

Siljanovska-Davkova përcolli dy mesazhe të rëndësishme - njërën se në zgjedhjet lokale duhet të votojnë vetëm persona të cilët kanë banim të përhershëm në komunë dhe e dyta drejtuar grave të cilat në këto zgjedhje si kandidate për kryetare komuash ka shumë pak, edhe pse kishte mundësi të kandidoheshin me vetëm dy nënshkrime.  

Fushata zgjedhore u vlerësua përgjithësisht si relativisht e respektueshme. 

"Mendoj se kjo nuk është e papritur nëse gjykojmë sipas disa incidenteve të mëparshme, ose e pritshme nëse marrim parasysh faktin se pas 30 vjet demokracie, një fushatë e tillë duhet të pritet, ishte relativisht e respektueshme. Rrallë përballemi me sulme ad hominem, flitej për projekte, por pati edhe incidente. Do të doja të theksoja shembullin e Bujar Osmanit, jo për shkak të incidenteve, por si shembull i sjelljes së drejtë dhe demokratike", tha Siqllanovska-Davkova. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR