Deklaratë solemne e Fatih Aliut për kryerje të ndërgjegjshme të funksionit anëtar i Këshillit të prokurorëve publik
- Anëtari i sapozgjedhur i Këshillit të prokurorëve publik të Maqedonisë së Veriut, Fatih Aliu, sot në Kuvend dha deklaratë solemne pasi që më 24 qershor u votua në mbledhje të shtëpisë ligjvënëse, në propozim të Komisionti kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:40, 30 qershor, 2025
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Anëtari i sapozgjedhur i Këshillit të prokurorëve publik të Maqedonisë së Veriut, Fatih Aliu, sot në Kuvend dha deklaratë solemne pasi që më 24 qershor u votua në mbledhje të shtëpisë ligjvënëse, në propozim të Komisionti kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Fatih Aliu është jurist ti diplomuar me provim të dhënë të jurispruidencës nga Sedllarca e Epërme.

Deklaratën për kryerje të ndërgjegjshme, të ndershme dhe përgjegjëse të funksionit anëtar i Këshillit të prokurorëve publik dhe respektim të Kushtetutës dhe ligjeve, Aliu e dha para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, në prani të kryetares së Këshillit, Dushica Dimitrieska.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së vitin e kalaur në dhjetor shpalli konkurs për zgjedhje të anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik, ndërsa Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve nga kandidatët e paraqeitur e propozoi Aliun. ab/
Foto: МIА