• e premte, 05 dhjetor 2025

Deklaratë e kandidatit të pavarur për kryetar të Strugës Mendi Qyra (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

Deklaratë e kandidatit të pavarur për kryetar të Strugës Mendi Qyra (EMBARGO për publikim deri në orën 19:00)

 Strugë, 19 tetor 2025 (MIA) - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot e realizoi detyrën e tij qytetare, duke votuar në zgjedhjet lokale në fshatin Bixhovë të Strugës.

 Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

 "U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë masivisht, sepse sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre. Mendoj se qytetarët tashmë e kanë vendosur dhe e dinë se për kë do të votojnë. Do të votojnë për ndryshime. U bëj thirrje që zgjedhjet të përfundojnë në rendin më të mirë të mundshëm dhe në mënyrën më demokratike, pa incidente. Të gjithë qytetarët, pavarësisht se nga cila parti vijnë, duhet të jenë më të relaksuar në mënyrë që të mos ketë tensione", deklaroi Qyra pas votimit.

 Foto: Shtabi zgjedhor i Mendi Qyra

QËNDRONI TË LIDHUR