• e diel, 22 dhjetor 2024

Debati i Komisionit për propozimin që Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet gjykatëse kushtetuese, vazhdon nesër

Debati i Komisionit për propozimin që Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet gjykatëse kushtetuese, vazhdon nesër

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve mbledhjen për propozimin Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet për gjykatëse kushtetuese, do ta vazhdojë nesër.

Në mbledhjen e parë të mbajtur për këtë pikë, më 25 janar, nuk ishte konstatuar rendi i ditës.

Në këtë mbledhje, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan sqarim përse është tërhequr propozimi paraprak për gjykatës kushtetues. Njëherit theksuan se me propozimin e ri për gjykatës nuk janë ruajtur kushtet e rëndësishme.

Dr. Ana Pavllovska Daneva është profesoreshë e rregullt në fushën shkencore E drejta administrative dhe administrata publike në Fakultetin juridik "Justiniani i parë" pranë Universitetit "Shën Kirili e Metodi" në Shkup. Ka lindur më 22.02.1973 në Shkup.

Propozimi Daneva të jetë gjykatëse e re kushtetuese erdhi pasi që më 24 janar në Kuvend pas pothuasje n jë viti e gjysmë debat ishte tërhequr propozimi që Ljubomir Joveski të jetë gjykatës kushtetues. Ai atëherë deklaroi se ka qenë befasuese dhe vullgare që propoizimi të tërhiqet pa u cekur shkaqet themelore për atë që i është shkaktuar dëm.

Gjykata kushtetuese tashmë një periudhë të gjatë punon në përbërje të pakomopletuar, sepse procedura për zgjedhje të anëtarëve të ri ngeci në Kuvend. ab/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR