• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debati i dytë publik për Propozim-ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale

Debati i dytë publik për Propozim-ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale

 Shkup, 6 prill 2023 (MIA) -  Diskutimi i dytë publik për Propozim-Ligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audivizuale. Në proces, krahas Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA-së), marrin pjesë edhe Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audivizuale, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, institucionet dhe faktorët e tjerë të përfshirë, me ndihmën e Bashkimit Evropian, nëpërmjet Projektit IPA, përkatësisht instrumentit lidhur me mbështetjen e integrimeve europiane (EUIF).

Ministri  i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, siç informon MSHIA, prioriteti i Qeverisë është që sa më parë, vendi të integrohet në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst dhe me këto aktivitete, dëshmojmë në praktikë, se përkushtimi ynë nuk është vetëm deklarativ, por mbetemi të përkushtuar fuqishëm në këtë angazhim.

"Qëllimi ynë është të krijojmë hapësirë mediatike për informim të paanshëm dhe objektiv të qytetarëve. Liria e mediave dhe pluralizmi janë pjesë e të drejtave dhe parimeve, të përfshira në Konventën Evropiane për të Drejtat Themelore dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Komisioni Evropian e përforcoi punën e tij në këtë sferë, duke e vendosur lirinë e mediave në “qendrën” e informimit të tyre, lidhur me sundimin e së drejtës. Duke i marrë parasysh sfidat globale, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe luftës kundër lajmeve të rrejshme, që aktualisht kanë rëndësi të jashtëzakonshme", theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aliu.

Ministri Ali e vuri në pah qëllimin prioritar të grupit punues që të hartohet Propozim-Ligji i harmonizuar me kërkesat e definuara në Direktivën e Shërbimeve Mediatike nga viti 2018-të. Bëhet fjalë për një proces harmonizimi të legjislacionit nacional për mediat me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe standardeve mediatike.

"Me ndryshimet, mes tjerash parashikohet krijimi i kornizës juridike,i cili i përfshin të gjitha shërbimet që ofrojnë përmbajtje audiovizuale, pa marrë paraysh se cila teknologji përdoret për transferimin e përmbajtjeve. Gjithashtu, domosdoshmëria e harmonizimit të legjislacionit nacional me Direktivat e ASHMAA-së, është e lidhur edhe me pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin ,,Evropa Kreative” të Komisionit Evropian" theksohet në kumtesën e MSHIA-së.

 Aliu në debatin publik ka theksuar se qëllimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, janë edhe prioritetet tona.  "Shteti ynë, deri më datë 31 maj të këtij viti duhet të harmonizohet me Direktivën e Shërbimeve Mediatike Audiovizuale, dhe ne po punojmë fuqishëm dhe me shumë përkushtim për ta përmbushur këtë qëllim”, theksoi ministri Aliu, duke cituar dhe se Propozim-Zgjidhja ligjore trajton çështje të rëndësishme dhe pasqyron hapat kryesorë reformues, të cilët do të japin rezultate të rëndësishme, për sektorin e mediave dhe për qytetarët. ar/

 Foto. MSHIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR