• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debat komisioni për propozimin që Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet gjykatëse kushtetuese

Debat komisioni për propozimin që Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet gjykatëse kushtetuese

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjen e sotme pritet të diskutojë rreth pikës së vetme të rendit të ditës - konstatimit të propozimit për zgjehdje të gjykatësit në gjykatë kushtetuese. Për gjykatëse kushtetuese, sipas materialeve të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit, është propozuar profesoresha universitare Ana Pavllova Daneva.

Në mbledhjen e parë të mbajtur për këët pikë, më 25 janar, nuk ishte konstatuar rendi i ditës. Në këtë mbledhje, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan sqarim përse është tërhequr propozimi paraprak për gjykatës kushtetues. Njëherit theksuan se me propozimin e ri për gjykatës nuk janë ruajtur kushtet e rëndësishme.

"Kur zgjedhen gjakatës, çdoherë kihet kujdes për dy gjëra të cilat nuk janë përmbushur nl këtë rast. E para, të ketë departizim, kjo do të thotë ai që është gjykatës të mos ketë aktivitet politik apo përcaktim politik. Propozimi është jurist i shquar, por madje edhe mund të jetë profesor me përvojë nga fusha kur të vijë në vendin e kandidatit për gjykatës kushtetues tashmë kemi problem me imazhin", tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Dr. Ana Pavllovska Daneva është profesoreshë e rregullt në fushën shkencore E drejta administrative dhe administrata publike në Fakultetin juridik "Justiniani i parë" pranë Universitetit "Shën Kirili e Metodi" në Shkup. Ka lindur më 22.02.1973 në Shkup.

Propozimi Daneva të jetë gjykatëse e re kushtetuese erdhi pasi që më 24 janar në Kuvend pas pothuasje n jë viti e gjysmë debat ishte tërhequr propozimi që Ljubomir Joveski të jetë gjykatës kushtetues. Ai atëherë deklaroi se ka qenë befasuese dhe vullgare që propoizimi të tërhiqet pa u cekur shkaqet themelore për atë që i është shkaktuar dëm.

Gjykata kushtetuese tashmë një periudhë të gjatë punon në përbërje të pakomopletuar, sepse procedura për zgjedhje të anëtarëve të ri ngeci në Kuvend. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR