De Brujn, kapiteni i ri i Belgjikës, Kurtoa dhe Lukaku zëvendës
- Mesfushori i Mançester sitit, Kevin de Brujne, është kapiteni i ri i kombëtares belge, publikoi në ueb faqen e saj Asociacioni mbretëror i futbollit të Belgjikës.

Bruksel, 22 mars 2023 (MIA) - Mesfushori i Mançester sitit, Kevin de Brujn, është kapiteni i ri i kombëtares belge, publikoi në ueb faqen e saj Asociacioni mbretëror i futbollit të Belgjikës.
De Brujne e zëvendësoi Eden Azarin, i cili u tërhoq nga kombëtarja pas Kupës së Botës vitin e kaluar.
Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa dhe sulmuesi i Interit, Romelu Lulakku, janë emëruar zëvendës kapitenë të kombëtares belge.
Tridhjetë e një vjeçari De Brujn ka luajtur 97 ndeshje për kombëtaren dhe ka shënuar 25 gola. Ai për kombëtaren belge debutoi në vitin 2010. ls/
Foto: EPA