• e premte, 20 dhjetor 2024

Dashtevski për MIA-n: Zgjedhjet e dyfishta do të na kushtojnë së paku 12 milionë euro

Dashtevski për MIA-n: Zgjedhjet e dyfishta do të na kushtojnë së paku 12 milionë euro

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare do të na kushtojnë rreth 12 milionë euro me tendencë që kjo shumë të rritet së paku në 15 milionë euro, sepse mund të paraqiten disa gjëra të paparashikuara. Duke pasur parasysh se janë zgjedhje të dyfishta, nuk janë shumë mjete, duke pasur parasysh se votohet edhe jashtë vendit dhe ka nevojë për më shumë angazhim, thotë në intervistën për MIA-n kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

"Ne kur u dakorduam me ministrin përcaktuam një shumë, por pasi shkoi buxheti në Kuvend, u shkurtua shumë. Nuk mund t'ju them me saktësi. Shpresoj se për disa veprime, nëse është e nevojshme do të plotësohet Buxheti. Unë thashë rreth një miliard denarë, tani është 600 milionë e diçka, megjithatë me shumë gjasa kjo shifër do të rritet. Tani këtu është shumë e rëndësishme nëse është llogaritur fushata politike me pagesë. Nëse e llogarisim atëherë kjo e rrit sepse bëhet fjalë për një shumë më të madhe, mirëpo asnjëherë nuk i marrim parasysh ato sepse ne jemi si servis, si shpërndarës të atij operacioni. Këtu edhe diaspora tërheq shumë. mund të tërheqë më shumë mjete nga të gjitha këshillat zgjedhir këtu", thotë Dashtevski.

Në video intervistën me kryetarin e KSHZ-së, flasim për përgatitjet për zgjedhje, si do të ndikojë në proces nëse nuk zgjidhet një anëtar i KSHZ-së, për listën zgjedhore, për përbërjen e KKZ-së dhe Bordeve zgjedhore dhe kërkesa e nënkryetares së KSHZ-së Ditmire Shehu për përbërjen e KKZ-së që të merret parasysh numri i përgjithshëm i popullsisë nga regjistrimi i vitit 2021 dhe jo ai rezident, se çfarë bashkëpunimi pret me qeverinë teknike, a pret një “fushatë të ashpër”.

Intervista me Dashtevskin do të publikohet gjatë ditës së nesërme. ls/ 

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR