• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dashtevski: KSHZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, vendimet do të jenë legjitime

Dashtevski: KSHZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, vendimet do të jenë legjitime

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, kjo është në përputhje me Rregulloren, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me MIA-n.

"KSHZ mund të funksionojë me gjashtë anëtarë sepse është e nevojshme shumicë e votave në KSHZ, dhe sipas Rregullores mund të funksionojmë edhe më gjashtë anëtarë mjaft solid. Natyrisht, do të ishte e dobishme për ne nëse zgjidhet anëtari i shtatë dhe këtë ua lë në dorë organeve kompetente, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë nuk mund të ndërhyjmë", tha ai.

I pyetur nëse janë konsultuar me kryetarin e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarit për kompletimin e KSHZ-së, thotë se kjo është e rregulluar me Kodin Zgjedhor.

"Ka ligj dhe sipas ligjit duhet të veprohet, ndaj ne nuk kemi çfarë të themi. Nëse ndërhyjmë, kjo do të thotë se nuk po veprojmë sipas ligjit, sepse nuk është detyra jonë t'u themi se çfarë duhet të bëjnë. Ndërsa nga ana tjetër, do të ishte e dobishme për ne nëse vjen, ndërsa nëse nuk vjen, përsëri gjithçka që duhet bërë do të zbatohet në nivelin më të lartë", tha Dashtevski, duke përsëritur se vendimet e marra nga KSHZ-ja deri në zbatimin e procesit zgjedhor do të jenë legjitime edhe me gjashtë anëtarë.

Lidhur me atë se a janë dorëzuar kandidaturat për president të shtetit në KSHZ, Dashtevski tha se fillimisht duhet të shpallen zgjedhjet dhe më pas të fillojnë të kalojnë të gjitha afatet. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR