Darko Kostadinovski zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese
- Gjykatësi Darko Kostadinovski është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë sot nga Gjykata.
Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Gjykatësi Darko Kostadinovski është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë sot nga Gjykata.
Nga Gjykata Kushtetuese shtojnë se më shumë informacione lidhur me zgjedhjen e Kostadinovskit do të kumtohen gjatë ditës.
Më parë, Gjykata Kushtetuese në disa përpjekje nuk arriti të zgjidhte kryetar.
Dje ishte përpjekja e fundit në të cilën gjykata nuk arriti të zgjidhte pasardhësin e Dobrila Kacarskës, mandati i së cilës përfundoi më 2 qershor. Gjykatësja Ana Pavlova-Daneva sot e tërhoqi kandidaturën me qëllimin që mos të futet shteti në krizë kushtetuese, kurse kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva nuk e mori shumicën e nevojshme, pas së cilës gjykatësit kushtetues votuan për gjykatësin Osman Kadriu, i cili gjithashtu nuk e mori shumicëne nevojshme.
Nga Gjykata Kushtetuese informuan se gjykatësja Vasiq-Bozaxhieva në të gjitha votimet që është propozuar ka marrë pesë vota. Po aq vota në votimin e pesë mori edhe gjykatësi Kadriu.
"Procedura për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon në përputhje me nenin 7 paragrafi 4 të Rregullores së Gjykatës, sipas të cilit nëse kandidati nuk merr shumicën e nevojshme, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet", sqaruan nga Gjykata Kushtetuese.
Arsyen për ndarjen e votave, nga Gjykata Kushtetuese e spejguan me atë se gjyqtarët votojnë sipas bindjes së tyre dhe se votimi “pro” apo “kundër” është bindje e tyre personale.
Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuse filloi më 30 maj. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s