• e premte, 05 dhjetor 2025

Danimarka merr presidencën me BE-në

Danimarka merr presidencën me BE-në

 Kopenhagë, 1 korrik 2025 (MIA) - Danimarka sot merr presidencën gjashtëmujore të rradhës me Bashkimit Evropian nga Polonia.

Pritet përfaqësues qeveritarë nga Kopenhaga të kryesojnë takime të shumta ministrore gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe të veprojnë si ndërmjetës në mosmarrëveshjet midis 27 shteteve anëtare të BE-së. 

Tematikisht, danezët duan të përqendrohen në projektet e përbashkëta të armatimit kundër kërcënimit që paraqet Rusia dhe në rritjen e konkurrencës në kuadër të BE-së nën moton "Një Evropë e Fortë në një Botë në Ndryshim". 

 Ata, gjithashtu, shpresojnë  të çojnë përpara projekte legjislative për të luftuar migrimin e padëshiruar dhe ndryshimet klimatike.

Sfidat kryesore për presidencën daneze ka të ngjarë të përfshijnë bllokadën e vazhdueshme hungareze të Ukrainës në negociatat e pranimit në BE dhe mosmarrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Mosmarrëveshjet e mëtejshme kanosen rreth çështjeve financiare, pasi diskutimet mbi buxhetin afatgjatë të BE-së nga viti 2028 deri në fund të vitit 2034 do të fillojnë në muajt e ardhshëm. 

 Qëndrimet e shteteve anëtare janë shumë të ndryshme. Për shembull, Gjermania, si kontribuese neto, është kundër rritjes së buxhetit të saj, i cili kohët e fundit arriti në më shumë se një trilion euro.

Fillimi i presidencës daneze do të festohet të enjten në Arhus, qyteti i dytë më i madh në vendin skandinav. 

Midis të ftuarve janë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, dhe ekipi i saj, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, António Koshta. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR