• e premte, 22 nëntor 2024

Danimarka fillon të rekrutojë gra për ushtri

Danimarka fillon të rekrutojë gra për ushtri

Kopenhagë, 13 mars 2024 (MIA) - Danimarka planifikon të rekrutojë gra për shërbim ushtarak, zbuloi sot qeveria daneze, me çka do të jetë një nga disa vendet të cilat kërkojnë nga gratë të shërbejnë në forcat e armatosura. 

"Rekrutimi më i fuqishëm, duke përfshirë edhe barazinë e plotë gjinore, duhet të kontribuojë për zgjidhjen e sfidave në mbrojtje, mobilizimin kombëtar dhe plotësimin e forcave tona të armatosura", tha ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, në konferencë për media. 

Gratë në Danimarkë tashmë munden vullnetarisht të paraqiten për shërbim ushtarak. Në vitin 2023, ato përbënin rreth një të katërtën e pjesëtarëve të Armatës. 

Danimarka tani është vendi i tretë në Evropë i cili vendosi shërbim ushtarak për gratë. Norvegjia dhe Suedia këtë e bënë në vitin 2015 dhe 2019. Sipas të dhënave zyrtare, Armata daneze përbëhet nga shtatë mijë deri nëntë mijë ushtarë profesionistë, me përjashtim të rekrutëve të cilët kalojnë përgjatë trajnimit themelor.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak vlen për burra mbi 18 vjet. Megjithatë, pasi ka mjaftueshëm vullnetarë, nuk rekrutohen të gjithë burrat e rinj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR