• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dameva: Aktgjykimi i Gjykatës administrative është hapi i parë përpara, i cili ngjall shpresë se drejtësia është e arritshme

Dameva: Aktgjykimi i Gjykatës administrative është hapi i parë përpara, i cili ngjall shpresë se drejtësia është e arritshme

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) -  Në vitin 2023 ka pasur një situatë të pakëndshme në Këshillin Gjyqësor dhe unë shpresoj se viti 2024 do të jetë viti në të cilin të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, individualisht dhe si pjesë e Këshillit Gjyqësor do të gjejnë një mënyrë për ta rregulluar atë situatë, përkatësisht të tregojnë se munden të lëvizin në atë rrugë të përcaktuar nga Këshilli, duke përmbushur zotimet themelore, deklaroi Vesna Dameva, e cila nga sot u kthye në krye të Këshillit Gjyqësor, pasi Gjykata Administrative me aktgjykim e anuloi vendimin për shkarkimin e saj.

Aktgjykimi i Gjykatës Administrative, sipas Damevës, është hapi i parë përpara, i cili ngjall shpresë se drejtësia është e arritshme.

"Shpresoj thellë dhe pres që ky të jetë fillimi i rikthimit të besimit të qytetarëve në gjyqësor. Puna jonë dhe të gjitha angazhimet do të mbeten deklarative nëse drejtësia nuk është e dukshme dhe nëse qytetarët nuk mund ta respektojnë drejtësinë. Unë jam për të vërtetën pa marrë parasysh se kush e thotë atë. Unë jam për drejtësi pavarësisht se për kë është për apo kundër", ka theksuar Dameva

Sipas Damevës, nëse qëllimi i kritikës është përmirësimi i situatave të caktuara dhe tejkalimi i disa dobësive, ajo kritikë duhet të pranohet në mënyrë të barabartë dhe pozitive nga të gjithë ne.

"Dëshiroj të theksoj edhe mbështetjen që na është dhënë nga BE-ja përmes Raportit të përgatitur nga Misioni Vlerësues, në të cilin janë konstatuar të gjitha kushtet dhe dobësitë e Këshillit Gjyqësor dhe besoj se do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë anëtarët në mënyrë të barabartë për veprim dhe sjellje të mëtejshme në Këshillin Gjyqësor", deklaroi Dameva.

Lidhur me vendimet që janë marrë deri më tani, Dameva tha se kjo çështje do të jetë objekt i analizës edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe theksoi se Këshilli Gjyqësor është organ kolektiv dhe vendimet i merr kolektivisht dhe nuk pret dilema në këtë drejtim.

E pyetur se çfarë sjellje pret nga kolegët e saj, Dameva tha se është bërë një gabim, por është korrigjuar me aktgjykim të Gjykatës Administrative.

Legjitimiteti i Këshillit Gjyqësor, sipas Damevës, nuk vihet në pikëpyetje, pasi jo të gjithë e kanë marrë vendimin bashkërisht për shkarkimin e saj dhe tha se ka procedurë ligjore dhe mënyrë se si shkarkohet në Këshillin Gjyqësor. 

"Çdo anëtar i Këshillit Gjyqësor është subjekt i shkarkimit, por kjo nënkupton procedurë të zbatuar ligjërisht dhe metodë të përcaktuar me ligj", deklaroi Dameva. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR