• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 11 13,69 për qind, në presidenciale 12,87 për qind

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 11 13,69 për qind, në presidenciale 12,87 për qind

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11 sipas të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) nga 2 080 vendvotime kanë votuar 141 087 persona, përkatësisht 12,87 për qind. Dalja më e madhe është në Probishtip, 27,85 për qind, ndërsa më e vogël në Likovë, 1,76 për qind.

"Mund të vërehet se në Maqedoninë lindore dhe qendrore në zgjedhjet presidenciale kanë votuar shumë më shumë votues sesa në Maqedoninë perëndimore, ku përqindja është shumë e ulët, tha në konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

"Për zgjedhjet parlamentare, ndërkaq, dalja është 13,69 për qind, tregojnë të dhënat nga 1 976 vendvotime ku kanë votuar 140 990 votues. Dalja më e madhe është në Krivogashtan, 28,38 për qind, ndërsa më e vogël në Vrapçisht, 5,2 për qind".

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ka një rritje të daljes prej 2,69 për qind në këto zgjedhje.

Për zgjedhjet parlametare dalja në Njësinë e parë zgjedhore është 15,75 për qind , 12,24 për qind në NJZ 2, NJZ 3 (16,79 për qind), NJZ 4 (14,54 për qind), NJZ 5 (14,1 për qind), në NJZ 6 (7,46 për qind).

Deri më tani në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 164 ankesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votës. Siç informoi Dashtevski, 50 prej tyre janë pranuar dhe votuesve iu është dhënë mundësia të ushtrojnë të drejtën e votës. Shtatë ankesa të tjera u hodhën poshtë si të parregullta, ndërsa nëntë u refuzuan. Ankesat e mbetura po shqyrtohen.

Në konferencën për shtyp pas fillimit të votimit të sotëm, Dashtevski informoi lidhur me problemet teknike të paraiqtura paraprakisht, në tre vendvotime janë mënjanuar, ndërsa në Koçan, Ohër dhe Kumanovë do të vazhdohej me votim në mënyrën e vjetër me votim me llampë UV dhe sprej, në 0838/1 në Koçani, 1252 në Ohër, dhe 1100 në Kumanovë. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR