Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 në Dibër 22, në Qendër Zhupë 13,11 për qind
- Dita e zgjedhjeve e rrethit të parë, në zgjedhjet e shtata radhazi presidenciale, në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë, kalon në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, me pjesëmarrje të shtuar, konfirmohet nga komisionet komunale të zgjedhjeve.

Dibër, 24 prill 2024 (MIA) - Dita e zgjedhjeve e rrethit të parë, në zgjedhjet e shtata radhazi presidenciale, në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë, kalon në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, me pjesëmarrje të shtuar, konfirmohet nga komisionet komunale të zgjedhjeve.
Sipas KKZ-së, në komunën e Dibrës deri në orën 15.00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 4328 qytetarë ose 22 për qind nga gjithsej 19.334 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore.
Në zgjedhjet e kaluara presidenciale, deri në orën 15 në rrethin e parë kanë votuar 30 për qind, ndërsa në rrethin e dytë 17 për qind nga gjithsej 18.574 votues.
Në komunën Qendër Zhupë, sipas kryetarit të KKZ-së, Nexhip Iljaz, nga numri i përgjithshëm 7.383 deri në orën 15:00 kanë votuar 966 ose 13,11 për qind.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve të kaluara presidenciale, më 21 prill 2019, deri në orën 15.00 drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 679 ose 10 për qind e gjithsej 6.953 zgjedhësve të regjistruar, ndërsa në rethin e dytë kanë votuar 831 ose rreth 12 për qind.
Qytetarët që takuam në vendvotimet janë të kënaqur me procesin e votimit, thonë se gjithçka është e organizuar mirë dhe se votimi është një e drejtë demokratike dhe të gjithë duhet ta realizojnë. ls/
Foto: MIA