• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dërgohen mesazhe SMS me një link të rrejshëm në DAP, Drejtoria bën apel që të mos hapen

Dërgohen mesazhe SMS me një link të rrejshëm në DAP, Drejtoria bën apel që të mos hapen

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Drejtoria për të Ardhura Publike  (DAP) informon se dje dhe sot një dërgues i panjohur, duke përdorur logon e saj, përmes mesazheve SMSk ka tentuar t'i shtyjë qytetarët që të ndajnë të dhënat personale nga kartelat debitore dhe kreditore.  

 Mesazhet dërgohen nga numri i telefonit +389 79 212 628 me këtë përmbajtje: “Plotësoni formularin e detyrueshëm të DAP-it  https://ujp.mk/verifikacija. 

 "Ky link është i rremë dhe nuk çon në adresën elektronike të Drejtorisë për të Ardhura Publike",  bëri të ditur DAP-i dhe bën apel që të mos hapen mesazhe të tilla SMS dhe të mos hapet linku.

Nëse dikush ka hapur linkun e dërguar në mesazh, DAP-i bën thirrje të mos i plotësojë fushat në të cilat kërkohen të dhëna personale nga qytetarët, sepse mund të keqpërdoren.

 “Drejtoria për të Ardhura Publike po ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për t'u përballur me situatën konkrete”, theksohet në kumtesë.  ar/

QËNDRONI TË LIDHUR