• e martë, 24 dhjetor 2024

Dënime me kusht për të akuzuarit Besimi dhe Etemi për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë, Vuçevski lirohet nga akuza

Dënime me kusht për të akuzuarit Besimi dhe Etemi për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë, Vuçevski lirohet nga akuza

Tetovë, 5 qershor 2023 (MIA) - Gjykata e Tetovës sot ka shqiptuar dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe personin juridik Spitali klinik për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme" për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë. Aktvendim lirues u dha për mjekun Boban Vuçevski i cili ngarkohej për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore”.

Të dënuarit janë dënuar me nga një vit e gjashtë muaj, me kusht që në tre vitet e ardhshme të mos përsërisin veprën.

Bashkë me Vuçevskin edhe Spitali klinik është liruar nga akuza për veprën "mosveprim sipas rregullave shëndetësore".

Spitalit klinik i është shqiptuar gjobë prej një milion denarë.

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR