• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dëmet janë të mëdha nga zjarri në Tregun e Qytetit në Ohër, pazarxhinjtë janë zhvendosur në pasazhin e objektit

Dëmet janë të mëdha nga zjarri në Tregun e Qytetit në Ohër, pazarxhinjtë  janë zhvendosur në pasazhin e objektit

Ohër, 14 mars 2024 (MIA) - Janë të mëdha dëmet e shkaktuara nga zjarri që shpërtheu herët në mëngjesin e së dielës në një objekt hoteliere në katin përdhesë të ndërtesës të Tregut të Qytetit në Ohër. 

 Në zjarrin jo vetëm që është djegur plotësisht dyqani në pronësi të avokatit të shtetit Agron Reçi, por flakët janë përhapur në disa nga banesat që ndodhen në pjesën e sipërme të objektit.

 Menjëherë pas shuarjes së zjarrit,  ka filluar heqja e pasojave të zjarrit, duke pastruar objektin nga mbetjet e djegura.

 Për shkak të kushteve joadekuate, pazarxhintë dhe një pjesë e tezgave nga pjesa e mbyllur e objektit janë zhvendosur në pasazh, ku do të punojnë deri në normalizimin e situatës dhe funksionalizimin e sërishëm të objektit.

 Sipas situatës aktuale, do të duhet të paktën një muaj që të kthehet funksionimi i tregut në një lloj normaliteti.

 Ndryshe, zjarri ka rënë më datë 10 të këtij muaji, diku pas orës 3 të mëngjesit. Flaka është lokalizuar pas ndërhyrjes së Njësisë Territoriale Zjjarrfikës, ndërsa shkaqet e zjarrit do të përcaktohen nga hetimi dhe ekspertiza në vendngjarje.

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR