• e premte, 04 tetor 2024

Cipras: Nevojiten veprime plotësuese nga Kosova që pranimi në Këshillin e Evropës të kontribuojë për paqe

Cipras: Nevojiten veprime plotësuese nga Kosova që pranimi në Këshillin e Evropës të kontribuojë për paqe

Athinë, 28 mars 2024 (MIA) - Nevojën që Kosova të ndërmarrë veprime shtesë që anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës të kontribuojë për paqen, por edhe nevojën për diskutim shtesë me vendet të cilat nuk e pranojnë rreth statusit nën të cilin do të ishte pranimi, i ka theksuar ish kryeministri grek Aleksis Cipras, i cili njëherësh është edhe kryetar i nënkomitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës gjatë debatit në Paris të Komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të KE-së, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në debatin dhe votimin për raportin e të dërguarës greke Dora Bakojani për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ciprasi e ka përshëndetur raportin, perspektivën për anëtarësim të Kosovës dhe faktin që vendi e pranoi pronësinë juridike të manastirit të Deçanit.

Megjjthatë, ka theksuar se kjo nuk është e mjaftueshme si kusht i vetëm dhe se nevojiten aktivitete plotësuese nga Prishtina veçanërisht lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ligjit për shpronësim të pronave të pakicave për integrim të Kosovës në organizatë.

Paralelisht ka potencuar se tensioni është rritur shumë në rajon me përgjegjësi të ndërsjellë të palëve dhe nevojiten më shumë garanci për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës që me të vërtetë të kontribuohet për paqen në Ballkan.

Shtoi se është i nevojshëm diskutim shtesë me vendet të cilat nuk e njohin Kosovën për statusin nën të cilin do të përfshihet në organizatë. 

Raporti për Kosovën dje ishte miratuar nga Komisioni për Çështje Politike, ndërsa hapi i ardhshëm është debati plenar, i cili do të mbahet më 18 prill. 

Siç informoi dje korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se vendimi i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR