• e diel, 06 tetor 2024

CIA: Të dyshuarit që planifikuan sulmin në koncertin e Tejlor Suiftit donin të vrisnin dhjetëra mijëra njerëz

CIA: Të dyshuarit që planifikuan sulmin në koncertin e Tejlor Suiftit donin të vrisnin dhjetëra mijëra njerëz

Uashington, 29 gusht 2024 (MIA) - Zëvendës drejtori i Agjencisë qendrore amerikane të intelegjencës (CIA), Dejvid Koen sot deklaroi se të dyshuarit për planifikimin e sulmit para koncertit të pop yllit amerikan Tejlor Suift, në fillim të muajit, kanë planifikuar të vrajnë "dhjetëra mijë" njerëz.

Autoritetet austriake kanë anuluar tre koncerte të Suift dhe kanë penguar sulm në bazë të informatave zbuluese të dorëzuara nga CIA, pas çka vijuan arrestime të personave, eventualisht të lidhur me Shtetin Islamik.

"Ata kanë planifikuar të vrasin numër të madh, dhjetëra mijë, në këtë koncert, duke përfshirë edhe shumë amerikanë, dhe plani i tyre shkonte mirë. Austriakët kanë arritur t'i arrestojnë, pasi u informuan nga CIA dhe partnerët tanë nga komuniteti i zbulimit për atë se çka ka planifikuar ky grup i lidhur me SHI-në të bëjë", tha Koen në samitin për zbulim dhe siguri kombëtare në Merilend.

Autoritetet austriake si të dyshuarin kryesor e kanë identifikuar një austriak 19-vjeçar, i cili u inspirua nga ideologjia e SHI-së, ndërsa ka planifikuar t'i sulmojë vizitorët me thika dhe mjete të improvizuara shpërthyese para stadiumit para koncertit.

Në koncert duhej të merrnin pjesë 65.000 vizitorë, ndërsa para stadiumit priteshin më shumë se 30.000 njerëz. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR