• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ceremonia e ndërrimit solemn të flamurit shtetëror në Kabinetin e presidentes

Ceremonia e ndërrimit solemn të flamurit shtetëror në Kabinetin e presidentes

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Në pllajën para Kabinetit të presidentes në vilën Vodno sot u mbajt ceremonia e ndërrimit solemn të flamurit shtetëror ku morën pjesë presidentja Gordana Siljanovsa Davkova dhe nxënësit e SHFK "Jan Amos Komenski", nga Shkupi, nga SHFK "Draga Stojanovska" Sopishte dhe nga SHFK "Kuzman Josifovski Pitu" Kisella Vodë, Shkup.

Ceremonia e ndërrimit të flamurit shtetëror është kryer nga pjesëtarë të Batalionit për nderime, dhe mbahet me qëllim të ngritjes së ndjenjës dhe respektit për flamurin shtetëror, si përfaqësues dhe simbol i vendit tonë.

Pas ceremonisë, nxënësit e tri shkollave fillore u njohën me presidenten Siljanovska Davkova dhe biseduan me të për funksionin e presidentes, përgjegjësitë dhe aktivitetet e rregullta, ndërsa ndanë interesat dhe afinitetet e tyre në kuadër të procesit arsimor, informon Zyra e presidentes.

foto: Kabineti i presidentes 

QËNDRONI TË LIDHUR