• e martë, 26 nëntor 2024

CEFTA dhe Forumi investues i Odës së Ballkanit Perëndimor do ta forcojnë së bashku zërin e sektorit afarist

CEFTA dhe Forumi investues i Odës së Ballkanit Perëndimor do ta forcojnë së bashku zërin e sektorit afarist

Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) - Sekretariati i Marrëveshjes për liri dhe tregti i Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Forumi investues i Odës së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) në Bruksel nënshkoi Memorandumin e mirëkuptimit që synon bashkëpunimin me subjektet afariste dhe forcimin e rolit të tyre në integrimin ekonomik rajonal. 

Memorandumi ka për qëllim të vendosë bazat për bashkëpunim më të fortë dhe shkëmbim informacioni që do të inkurajojë krijimin e një tregu të përbashkët rajonal nën kujdesin e procesit të Berlinit, dhe me të të dyja palët të demonstrojnë përkushtimin e tyre për promovimin e flukseve tregtare efikase ndërmjet anëtarëve të CEFTA-s dhe inkurajimin e integrimin ekonomik rajonal.

Me koordinimin e përpjekjeve, Sekretariati i CEFTA-s dhe WB6 CIF kanë për qëllim që të mbështesë zbatimin në kohë dhe efikas të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar përafrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Elementët kryesorë të këtij bashkëpunimi përfshijnë forcimin e dialogut publik-privat, promovimin e lehtësimit të tregtisë, mbështetjen e digjitalizimit dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta për të rritur dukshmërinë e proceseve reformuese që promovojnë tregun e përbashkët dhe destinacionet e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i VB6 CIF, Lulzim Rafuna vlerësoi se bizneset çdo ditë duhet të dëshmojnë përmirësime reale në terren, ndërsa për ta arritur këtë, sipas tij, kyç janë partneritetet e forta, siç është ai që ekziston me vite në mes të Forumit dhe Sekretariatit të CEFTA-s.

Sipas u.d. drejtoreshës së Sekretariatit të CEFTA-s, Danijela Gaçeviq, ky Memorandum përfaqëson bashkëpunimin me dhe për subjektet e biznesit, të përkushtuar ndaj zhbllokimit të mundësive të reja dhe inkurajimit të ndryshimeve pozitive për bizneset dhe njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Me Morandumin parashikohet përfitimi i ndërsjellë përmes përpjekjeve dhe ekspertizës së përbashkët gjatë katër viteve të ardhshme. qa

Foto: CEFTA

 

QËNDRONI TË LIDHUR