• e martë, 24 dhjetor 2024

Bytyqi: VMRO-DPMNE-së nuk duhet t'i japim një shans për të rrezikuar të ardhmen evropiane

Bytyqi: VMRO-DPMNE-së nuk duhet t'i japim një shans për të rrezikuar të ardhmen evropiane

Shkup, 30 prill 2024

“Është e nevojshme që LSDM-ja të jetë zëri udhëheqës në Qeveri dhe në Kuvend, kjo është e nevojshme për të ardhmen e vendit dhe për ruajtjen e perspektivës evropiane të gjeneratave të ardhshme. Pasardhësit e Gruevskit nuk duhet të marrin shumë pushtet, kjo është rrezik për të ardhmen evropiane”, tha sot gjatë takimeve me banorët e komunës së Gazi Babës në Shkup, Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”

Ai tha se nuk është koha për të hequr dorë, për t’u dorëzuar nga beteja për Maqedoninë, prandaj më 8 maj duhet t'i kundërvihemi dëshirave për izolim.

“Ne duhet të bashkohemi për të mbrojtur vlerat tona evropiane dhe për të mbrojtur vendin tonë nga politikat destruktive dhe dëshirat për izolim të pasardhësve të regjimit të djathtë të Gruevskit”, tha Bytyqi.

Nënkryetari i LSDM-së, Bytyqi paralajmëroi se nëse lejohet që VMRO DPMNE-ja e pareformuar të kthehet në zgjedhjet parlamentare, do të duhet shumë kohë që vendi të kthehet në rrugën e duhur.

“Secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në formësimin e fatit të vendit, askush nuk lihet jashtë përgjegjësisë. Më 8 maj, çdo votë vlen njësoj. Çdo votë nuk do të jetë vetëm rrethimi i një numri, por një kontribut në trashëgiminë që do të lini pas jush”, u tha Bytyqi banorëve të kësaj komune të Shkupit në lagjen Hekuranë, duke theksuar gjithashtu se gabimet në qeverisje mund të korrigjohen, por ndarjet e shkaktuara nga nacionalizmi nuk kapërcehen lehtë.

Bytyqi tha se LSDM-ja ka një program dhe plan të qartë që do t'i sjellë të mira Maqedonisë.
“Vota për VMRO-DMNE-në nuk i sjell të mira Maqedonisë dhe vetëm duke e rrethuar numrin një mund të ecim përpara dhe të ndërtojmë një vend më të mirë për fëmijët tanë, një vend ku ata do të duan të jetojnë. Ju mund të na ndëshkoni, por do të ndëshkoni edhe fëmijët tuaj në të njëjtën kohë. Ndëshkimi afatshkurtër për forcat politike progresive do të ketë pasoja afatgjata. Prandaj në Kuvend duhet një LSDM e fortë”, tha Bytyqi.

Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-ës dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë i Koalicionit për të ardhme evropiane në NJZ 2
___________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjëis për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR