• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi u drejtohet kompanive vendase: Me mbështetje të përbashkët keni investuar mbi 500 milionë euro, të vazhdojmë së bashku duke rrethuar numrin 1

Bytyqi u drejtohet kompanive vendase: Me mbështetje të përbashkët keni investuar mbi 500 milionë euro, të vazhdojmë së bashku duke rrethuar numrin 1

Shkup, 30 prill 2024

“Po ju shkruaj dhe po ju drejtohem me një apel të një politikani që kandidon në zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kërkon votën tuaj. Jam mësuar që me ju, të bisedoj për tema që ndërlidhen me përmirësimin e mjedisit afarist si dhe për mbështetjen që i duhet biznesit vendor”, thuhet në videon adresimin e Fatmir Bytyqit, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, ku ai u drejtohet biznesmenëve vendas.

Ai shprehet i lumtur që ka pasur mundësinë t’i prijë një resori në të cilin janë ndihmuar më shumë se 900 kompani vendase me mbështetje financiare prej mbi 100 milionë euro, ndërsa shpreh mirënjohjen, siç thotë ai, për guximin që keni vendosur të investoni në zhvillimin tuaj.

“Ju jeni marka jonë maqedonase dhe së bashku keni realizuar investime mbi 500 milionë euro. Është e rëndësishme, për ju, për biznesin tuaj, por edhe për ekonominë tonë vendase, që këto politika pozitive në mbështetje të biznesit të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Prandaj, LSDM-ja në programin e ardhshëm të Qeverisë ka paraparë rritje të mbështetjes financiare në vlerë të përgjithshme prej 180 milionë euro”, thotë Bytyqi në video.

Ai shpreh mirëkuptimin për rolin e biznesit në rritjen ekonomike të vendit dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë, por edhe se sa e nevojshme është mbështetja e pakushtëzuar e Qeverisë në këtë drejtim.

“Për të qenë në gjendje të zhvillohemi me të njëjtin ritëm në katër vitet e ardhshme, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Më 8 maj, ju ftoj të më mbështesni duke votuar për LSDM-në dhe “Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane”, me numër 1 në fletëvotim. Shpresoj në mbështetjen tuaj!”, bën thirrje Bytyqi.

LSDM - NJZ2

Video - LSDM - NJZ2

Foto: Mia arkiv

______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR