• e shtunë, 06 korrik 2024

Bytyqi: Thirrjet për lojërat onlajn të fatit do të organizohen në mënyrë transparente, përmes shpalljes

Bytyqi: Thirrjet për lojërat onlajn të fatit do të organizohen në mënyrë transparente, përmes shpalljes

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Thirrjet për lojërat onlajn të fatit do të organizohen në mënyrë transparente, përmes një shpallje me të cilin përzgjedhen kompani të caktuara, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, mund të aplikojë kushdo që i plotëson kushtet.

"Nuk e di ku dhe pse dikush e ka lexuar kufizimin që nuk jep Qeveria. Thirrjet për lojërat onlajn të fatit do të organizohen në mënyrë transparente, përmes një shpalljeje që do të përzgjedhë kompani të caktuara që do të organizojnë lojërat onlajn të fatit. Sigurisht, kushdo që plotëson kërkesat ftohet të aplikojë. Nëse duam të bëjmë diçka në mënyrë të paorganizuar, atëherë le të vazhdojmë në mënyrë të paorganizuar, nëse ende duam të shohim kazino në oborret e shkollave dhe pranë objekteve fetare, le të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por mendoj se dëmi është shumë më i madhë", theksoi Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës "Ekonomia e RMV-së - besimi rritet". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR