• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Presim vitin e ardhshëm inflacioni të jetë nga 2 deri 2,5 për qind, si dhe rritje të njëjtë të BPV-së

Bytyqi: Presim vitin e ardhshëm inflacioni të jetë nga 2 deri 2,5 për qind, si dhe rritje të njëjtë të BPV-së

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, beson se në vitin e ardhshëm vendi do t'i rikthehet viteve normale të inflacionit, pavarësisht se, siç thotë ai, do të jetë një vit i rimëkëmbjes nga të gjitha vështirësitë ekonomike që kanë ndodhur ose po ndodhin tashmë katër vjet nga viti 2020.

"Të dhënat e fundit tregojnë se tendenca dhe trendi i uljes së inflacionit nuk po na çon më atje ku ishim. Presim që viti i ardhshëm të jetë në nivelin 2-2,5 për qind të inflacionit dhe të njëjtën rritje vjetore të BPV-së, tha Bytyqi në pyetjen e një gazetari gjatë vizitës së sotme në Koçan, ku ndodhet së bashku me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe zëvendësministren e Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Ai theksoi se pavarësisht se vitin e ardhshëm ka dy cikle zgjedhore – zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, duhet bërë gjithçka që ato të mos kenë ndikim negativ në ekonomi.

"Mendoj se muajt që kemi në dispozicion duhet t'i shfrytëzojmë me shkathtësi që të mos kemi ndikim negativ në ekonomi dhe në këtë mënyrë ta kthejmë jetën reale të qytetarëve në ritmet reale të rritjes", thekson Bytyqi. ls/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR